Vlera dhe Sekrete!
DIMITRIS BIZBIKIS
BARTENDER
Thonë se akulli për bartenders dhe barista është si zjarri për chef-in. Absolutisht që po! Akulli është lënda e parë bazë për një bar dhe një bartender. Por, ndërkohë që japim rëndësi dhe kujdes tek produktet e tjera (cocktail, coffee, juices) neglizhojmë kualitetin e akullit që vendosim në gotë. Kjo lloj praktike mund të na sjelli një rezultat jo të preferuar.
Suksesi është një akull larg nga dështimi! Sa herë ke përgatitur një cocktail me të njëjtën teknik dhe përbërës dhe duke e provuar kupton që diçka nuk ka shkuar mirë? Akulli ka një karakteristikë të veçantë, sillet si sfungjer. Keni vënë re se akulli që bejmë në shtëpi ka erë mish? Kjo ndodh sepse akulli tërhoqi si sfungjer aromat e frigoriferit (freezer).
Ice maker apo akull në qese? Kjo është një pyetje që më bëjnë shpesh miq dhe koleg. 100% me qese. Pse do thuash? Nuk mund t'ju shpjegoj në këtë shkrim gjithë procesin se si punon një "ice maker", por ajo që mund t"ju them që gjatë prodhimit të akullit makineria e akullit prodhor kripëra të cilat qëndrojnë në makineri. Pastrimi i makinerisë duhet të bëhet shpesh dhe nga staf profesionist me përbërës "friendly for the people". Është një proces që kërkon kohë dhe para. Kështu që për një pronar i cili do i duhet të fiki makinerinë dhe të fusi dorën thellë në xhep, shumicën e rasteve zgjedhin që asgjë nga këto mos te bëhet. Nga ana tjetër një kompani akulli e cila është e detyruar të jetë e çertifikuar sa herë kryen pastrimet e nevojshme.
Pro Tips Një qese gjysëm që përdoret mbylleni shumë mirë para se ta vendosni pas në frigorifer, pasi oksigjeni që futet në qesen e hapur ngrin dhe krijon borë dhe diçka si copa akulli të thyer. Cheers lads and lassies!