Termi: Çmim & cilësi

Emiljano Muka
(a.k.a MILOMAN)

P

Përse e nisa me termin çmim-cilësi do thoni ju… Kemi ende fatin e madh në këtë vend të vogël por me shumë vlera që fjala BIO të ketë kuptim dhe puna apo dëshira për të përdorur produktin lokal dhe vendas është akoma realitet!

Rrugëtimi im nisi në Restorantin e familjes time në vitin 2003. Arritëm të realizojmë një biznes familjar ku sot operon po me të njëjtin përkushtim, dëshirë dhe pasion si në vitin e parë të themelimit. Në vitin 2014 menduam t’i japim një “shans” trendeve të ndryshme inovative të gatimeve dhe kryesisht pjesës së mishit…

Një ndër pasionet e mija më të mëdha është pikërisht ky i fundit…”MISHI”… Në çdo pjatë mishi unë them me zë të lartë “ “Put the heart to the meat”… *Mishi ose prerjet e caktuara përkatëse* Mundohemi të jemi shqiptar (e përkthyer kjo në rritje të kafshës në moshën e duhur ushqyerja e saj që bën ndryshimin në pjesën e dhjamosjes apo në ngjyrën e tij brenda mishit dhe jashtë tij apo prerjet e caktuara sipas anotomisë së duhur. Mënyra e duhur për t’a bërë këtë është që t’i prezantojmë klientit produktin real duke i shpjeguar kështu që mishi që ato po shijojnë është produkt vendas me kullimin e duhur, me prerje përkatëse dhe metodat e fundit që po e përdorin më së shumti e ashtu quajtur “dry aged”.

Kënaqësi më e madhe për mua si pjesë e gastronimisë dhe pjesë e restorantit 21 vite sot është një klient me një buzëqeshje në fytyrë një “faleminderit” dhe sigurisht “ju lumshin duart”! Unë jam rritur në restorant, jetoj në të, fle dhe zgjohem aty. Është rrugëtim dhe një mundësi e artë që falë Zotit mua mu dha nga prindërit e mi dhe që po e çoj përpara me pasion dhe shumë dëshirë!

4 Comments

Comments are closed.