RËNDËSIA E STAFIT TË NJË RESTORANTI

DENIS DAUTI
RESTAURANT MANAGER

N

Një restorant është po aq i suksesshëm sa janë dhe punonjësit e tij. Punonjësit janë shpirti, zemra dhe shtylla kurrizore e çdo biznesi. Dedikimi dhe pasioni i tyre krijojnë çelsin e suksesit të restorantit, por gjithashtu dhe në rrënimin e tij. Gjithsecili vjen nga eksperienca të ndryshme pavaresisht se kanë punuar në të njëjtën fushe, këto eksperienca sjellin aftësi shumë cilësore që do ti hyjnë në punë grupit për të menaxhuar me efikasitet restorantin në tërësi.

Duke investuar në rritjen e tyre profesionale subjektet arrijnë të krijojnë një kulturë, grup aftësish dhe vendosshmëri për të krijuar eksperienca të paharrueshme kundrejt klientelës, veti të cilat do ta dallojnë subjektin tuaj nga restorantet e tjera. Çdo individ i cili punon në këtë fushë duhet të zoteroje aftësi sociale. Të qënurit miqësor dhe i afrueshëm janë karakteristikat minimale që një personi i duhen për tu bërë pjesë e një skuadre restoranti, por një lojtar skuadre i vërtetë ka aftësinë ti gdhend këto cilësi dhe ti çoj në një nivel tjetër ku ai krijon eksperienca të paharrueshme për klientët e tij. Edukimi i stafit luan një rol të rëndësishëm në optimizimin e operacioneve të restorantit tuaj. Edhe stafi me i përgatitur dhe me i talentuar ka nevojë për direktiva dhe inkurajim për të patur sukses.

Kur punonjësit drejtohen dhe motivohen në mënyrën më të mirë të mundshme ata do të krijojnë një atmosferë pozitive në vëndin e tyre të punës, do të rrisin produktivitetin si dhe do ta mbajnë restorantin në kushtet më optimale, gjera të cilat janë thelbësore për suksesin e biznesit. E gjithë kjo arrihet duke drejtuar me shembull, veprat flasin më tepër se fjalët, dhe duke nxjerr në pah vlerat dhe forcën e tyre si dhe duke vleresuar kontributin që ata japin. Punonjësit janë ata që i japin vazhdimësinë subjektit. Do të vij koha që pronarit të subjektit do ti duhet të mënjanohet dhe kur kjo të ndodhi punonjësit do të jenë ata të cilët do të drejtojnë biznesin tuaj. Të pasurit punonjës dhe të trajnuar siç duhet vendosin vazhdimësine e biznesit tuaj duke ju dhënë mundësinë të lini një trashëgimi solide.