Pastiçeria nuk është e lirë!
astiçeria është një art, një ndërthurje e formave, shijeve dhe aftësive që na bën të përfundojmë me një vakt të ëmbël dhe të paharrueshëm. Tema qe dua te prek ne këtë shkrim është që një pastiçeri e mirë kushton dhe më poshtë do shpjegoj dhe arsyet pse.
Një nga arsyet kryesore pse pastiçeria e mirë ka një çmim më të lartë është përdorimi i përbërësve të cilësisë së lartë.
"Ingredients are like words in a recipe - the right ones can tell a beautiful story." - Alison Cayne
“Përbërsit janë si fjalët në një recetë- ato të duhurat mund të tregojnë një histori të bukur.“ -Alison Cayne
Pastiçierët profesionistë zgjedhin me kujdes përbërësit më të mirë për të siguruar shijen dhe cilësinë më të lartë të ëmbëlsirave. Përdorimi i ingredienteve cilësorë, gjalpit të vërtetë, frutave të freskëta dhe çokollatës te një cilësie te lartë, krijon një përvojë shije të jashtëzakonshme për konsumatorët.
Përveç përbërësve të cilësisë së lartë, një pastiçeri e mirë kërkon një nivel të lartë të aftësisë dhe përvojës së pastiçerit. Pasticierët profesionistë janë trajnuar intensivisht dhe kanë përqëndruar vite të tëra në zhvillimin e aftësive të tyre. Ata njohin teknikat e avancuara të pjekjes, të përgatitjes së kremrave, të ndërtimit të strukturave të qëndrueshme dhe të dekorimit të ëmbëlsirave. Kjo përvojë dhe aftësi vjen me një çmim, pasi kërkon shumë përkushtim dhe investim personal. Mjetet dhe pajisjet profesionale që përdoren në pasticeri janë gjithashtu një faktor që i shton çmimin e produkteve të tyre. Makineritë, mjetet e specializuara dhe profesionale janë të domosdoshme për të krijuar embëlsira të përsosura. Këto shpenzime për pajisjet dhe mjetet e nevojshme reflektohen në çmimin përfundimtar të produktit. Një tjetër faktor që ndikon në kostot e pasticerisë së cilësisë së lartë është koha dhe përpjekja e dedikuar për secilën embëlsi. Pasticierët profesionistë punojnë me kujdes të madh në çdo detaj të prodhimit. Përgatitja e embelsirave me kujdes, përgatitja e kremit të freskët, asamblimi dhe dekorimi i tyre me finesë kërkojnë kohë të shtuar dhe përkushtim të vazhdueshëm. Kjo ndikon në kostot e prodhimit dhe, natyrisht, në çmimin përfundimtar të produktit.
Si përfundim.
Për të prodhuar një pastiçeri të cilësisë së lartë, kërkohet kohë, përkushtim dhe përvojë. Kjo është arsyeja pse kostoja e embëlsirave të bëra siç duhet është më e lartë se ajo e produkteve të zakonshme. Nëse shijoni një pastiçeri të mirë, ju po përjetoni një eksperiencë të veçantë, ku çdo shije e saj dhe çdo detaj i dekorimit janë përpunuar me kujdes për të krijuar një vepër arti kulinar.