NUK GJEJ STAF!

N

ë rregull! Kjo është fjalia që dëgjohet dhe lakohet së fundmi. Telefonata nga restorante dhe hotele që kërkojnë ndihmë me gjetjen e stafit. Po ndërkohë që nuk ka staf çdo ditë hapet një restorant apo hotel i ri në qytet, dhe rekrutimet po bëhen çdo ditë e më të vështira. Disa biznese në dëshpërim shkojnë drekojnë dhe darkojnë te konkurenca për të rekrutuar stafin që ju shërben. Kam dëgjuar ndërkohë që disa biznese të tjera, dëshirojnë të kthejnë të larguarit, atë pjesë të stafit që dikur e kanë larguar për performancë të dobët. Të tjerë ofrojnë pagesa më të larta për të rekrutuarit se sa pagesat që operojnë për stafin që bshkëpunojnë prej vitesh. Të tjerë bashkëpunojnë me kompani të ndryshme për të sjellë staf të huaj, që nuk dijnë dhe flasin shqip. Sa dëshperuese? Shumë dëshperuese! Turizmi, për momentin në Shqipëri, një nga industritë që po merr një hov pozitiv drejt progresit, ka vendosur në krye, edhe personin e pasionuar në restoracion apo hoteleri, por edhe personin të cilin dëshirohen të investohet thjesht për biznes. Përball kësaj të rinj të zhgënjyer dhe të pashpresë, që ose largohen ose qëndrojnë këtu të demotivuar. Dhe akuzohen se pse kërkojnë paga të larta, akuzohen se janë dembel, akuzohen të rinjtë shqiptar se ju "ka hipur vetja në qef". Jo të dashur drejtues, kjo nuk është e vërtet, mësoni të trajtoni dhe trajnoni stafin tuaj. Dhe boll kërkuat profesionist, profesionistet nuk bien nga qielli, duhet ti rrisni ju si të tillë. Ju shkoftë mbarë!