Një ndër to jam dhe unë!

ARTA SINO
Hotelier

H

Historia e Shqipërisë ka treguar se figura e femrës është prezente në çdo sferë të jetës duke filluar nga lufta, arsimi, industri, mjekësi, e deri në sferat politike. Një ndër to jam dhe unë. Një menaxhere operacionale përgjegjëse për udhëheqjen dhe drejtimin e një hoteli.

Disa aspekte të punës përfshijnë: 1. Menaxhimin e ekipit 2. Rezervimet dhe pagesat nga klientët 3. Kujdesi ndaj klientëve 4. Financat dhe buxheti 5. Marketingu dhe reklamat 6. Sigurojmë që hoteli të jetë i sigurt për klientët dhe punonjësit 7. Përgjegjësitë ligjore 8. Menaxhimi i situatave të papritura, dhe aftësi të larta komunikimi

Ky është një rol sfidues, por me shanse të mëdha për arritje dhe sukses në industrinë e turizmit. Kështu nisi rrugëtimi im prej 20 vitesh në fushën e Hoteleri Turizmit. Duke ngjitur shkallët e karrierës nga Recepsioniste ne Sipërmarrese dhe për më gjerë në mësimdhënie për këtë fushë. E çertifikuar në mbi 15 Akademi Trajnimi të profileve të ndryshme nga gjuhët e huaja, HR, Finace, Audit, Lidership, Jurist Biznesi etj. E vlerësuar nga qindra mijëra turistë duke përfaqësuar para tyre mikpritjen Shqiptare. E kush tjetër për veç se një Hoteliere do ti kishte këto virtyte?

1 Comment

  • Zamira Hasa

    Kush me mire se Arta Sino mund ta kryente kete detyre ne menyr perfekte duke lene mbresa te jashtezakonshme tek cdo turist shqipfoles edhe me gjere , perkushtuse per te shfaqur mesemiri traditat shqipetare dhe vete sakrifikuse ne kete sfide per te shfaqur me se miri ne rang nderkombetare mikpritjen tone shqipetare mban vetem emrin Arta Sino !

Comments are closed.