donald ziso

Një jetë plotë sfida !

Donald Ziso
RESTAURANT MANAGER

I

Ishte viti 2008 ku mbas mbrëmjes së maturës marr valixhen dhe nisem nga Korca për Tiranë, për një jetë më të mirë, dhe nga pamundësia dëshiroja të kisha një punë. Ajo ishte ndihmës kamarier me një rrogë fillestare që sot kur e kujtoj qesh me veten, por ajo më bëri ky që jam sot. Sfidat për jetën kanë filluar që i vogel kur doja të zhvendosesha nga familja në moshën 15 vjeçare dhe të kethehem të shkollohem dhe të punoj në Shqiperi. Shkëputja që bëra nga pjesa e shërbimit prej vitit 2015-2018 me dhanë mundesinë të mësoj më shumë në lidhje me menaxhimin, komunikimin , shitjen dhe mbi te gjitha motivimin, me trajnime në Shqiperi , Greqi, Turqi , Dubai dhe deri ne Hong Kongun e larget.

Një ekip i motivuar do të thotë në një biznes ku ka të bëj me harmonin e klientelës dhe punonjësve. Rrikethimi im në menaxhim një vit para pandemisë ishte një sfidë personale që kisha vite që e prisja. Ishte sfidë me ndryshim strukture shërbimi dhe shpërblimi, ishte sfide midis kuzhinës tradicionale dhe asaj moderne qe po zhvillohej me ritme të shpejta. Ishte sfide e një sherbimi strikt me atë shërbimin familjar dhe njohje kliente . Restoracioni për mua ishte edukimi profesional dhe kulture pune, ku të gjithë punonim si një trup i vetëm për ti shërbyer finales " klientit". Marrja në punë e personave që kishin vullnet për të punuar edhe pa dije ishte dicka e bukur sepse ti i brumosje ashtu sic doje dhe të ishin të gjithë njësoj. Krijimi i një grupi me të rinj të etur për punë dhe të vjetër profesionist ishte gërshetimi perfekt për një punë me vrull dhe luftë të përditshme pa fjalë, por me vepra. Rritja e shpërblimeve te stafit, vendosja e performancës , trajnimet, provimet i bënë ata ta donin këtë punë dhe te vlerësoheshin më mirë se kushdo!

Ky vit ishte plot me sfida të reja për mua ku prej 1 muaji jam pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të restoranteve në Shqiperi si Menaxher i përgjitheshem i të gjithë restoranteve me kulturë dhe ide të reja! Mos harroni asnjëherë "një staf i lumtur është një klient i lumtur". Stafi është ai që të çon në majat më të larta, mbaji ata sikur te ishin fëmijet e tu dhe trajtoji si të ishin më te mirët e botës!