Nga Pasioni te Arti: Rrugëtimi i Një Chef de Bar

LUIXHI CURRI

Bartender

U

Unë jam Luixhi Curri nga qyteti i Durresit nje bartender prej disa vitesh që merrem me pjesën e cocktail, miskologjisë dhe i çertifikuar per Chef de Bar. Rrugëtimi për fushën e cockatil dhe miskologjisë filloi duke parë, duke mësuar, se çfarë ata bënin, duke mësuar nga eksperienca e atyre. Tani çdo ditë krijoj diçka të re duke u bazuar se çfarë dëshiron klienti, duke i sugjeruar diçka të re ndryshe nga cocktail e tjerë që të mbeten të kënaqur.

Por që të jesh një Chef de Bar je ai i cili e ngre miksologjinë në një art, duke kombinuar përgatitjen e koktejeve klasike dhe inovatore me teknikat e avancuara, pasion dhe përkushtim. Një pasion i fortë për këtë sektor është thelbësor, sepse të bëhesh një Chef de Bar kërkon trajnim të madh dhe shumë studim, për t'u kombinuar më pas me përvojë solide në këtë fushë, sepse gjithmonë do të duhet të përshtatesh dhe të arrish në çdo kohë që të përmbushësh gjithmonë pritshmëritë që do të kërkohen nga ne, ndonjëherë edhe duke improvizuar. Sigurisht, e gjithë kjo maturohet me kalimin e viteve, por sigurisht që do të merrni një kënaqësi të mrekullueshme.

Përveç njohurive teknike, për një Chef de Bar duhet të jetë nje menaxher i mirë, sidomos në komunikimin dhe marrëdhëniet që vendos me stafin të cilin drejton. Një Chef de Bar do duhet të menaxhoj marrëdheniet me bashkëpuntorët, mënyrën se si operon me furnizimet dhe aftësinë për të përzgjedhur produktet e duhura. Një Chef de Bar shpesh do duhet të jetë një njeri që njeh aromat, shijet dhe se si do duhet të kombinoj ato, të jetë njohës i mirë i erëzave dhe bashkëveprimit të tyre me distilatet. Ajo që harrojmë shpesh në vorbullën e punës që na merr zvarr çdo ditë është se një Chef de Bar fillimisht duhet të jetë njeri, njeri me gjithë emocionet e tij, me gjithë ngjyrat që sado do mundohet ti fsheh ato dalin herë pas here në momente dobësie në punë. Ndaj fillimisht duhet të jemi human, human që mirëkuptojmë, që falim, që pranojmë kritikën, që duam të dëgjojmë sugjerime, të mësojmë gjëra të reja, dhe mbi të gjitha suportojmë skuadrën me të cilët punojmë.

1 Comment

  • Nino

    Esht kenaqsi te punosh me nje person shembull si Luixhi , dhe mendoj se per cdo kënd qendron i njejti mendim. Vazhdo ne kte rrug te shkelqyer!

Comments are closed.