Nga ditari i një Bartender…

SULEJMAN GUGURI
BARTENDER

Q

Quhem Sulejman Gurguri. Jam 24 vjeç nga qyteti i Fierit. Në moshën 15-vjeçare nisa të punoj si kamarier në qytetin tim. Kur e nisa këtë punë nuk kisha indentifikuar ende pasionin që kisha për të. Studimet e larta i kreva në degën e infermierisë në Tiranë. Në kohën e paktë të lirë nisa të punoj në këtë qytet si bartender. Me mbarimin e studimeve dhe me periudhën e vështirë të Covid-it u riktheva në Fier, në qytetin tim të qetë, ku për fat të keq mungojnë trajnimet, dhe koktejlet lënë për të dëshiruar. Konstatova se njerëzit priren dhe dëshirojnë gjithmonë të njëjtën pije pa shprehur dëshirën për të provuar diçka të re. Kjo ngacmoi tek unë nevojën për të zbuluar teknika të reja në këtë fushë (bartender).

Natyrshëm zbulova pasionin tim të vërtetë të cilin gjatë gjithë këtyre viteve jam përpjekur ta kultivoj me gjetje të reja e krejt të ndryshme. Në këtë aspekt jam munduar të komunikoj dhe me koleg me te cilët kam shkëmbyer biseda dhe ide për shumë receta duke mos lënë pas dhe produktet shqiptare. Nuk kam reshtur asnjëherë të thellohem në gjetjen e mundësive të ndryshme për të lulëzuar bartenderin në qytetin e Fierit duke nisur nga mënyra e komunikimit me klientin, nxitjen e tij drejt koktejleve të reja te cilat përpiqem t'i realizoj gjithënjë e me interesante, deri tek sherbimi i tij. Dëshiroj të theksoj se sa më shumë e njoh këtë fushë, gjithënjë e me tepër ndiej se kufijtë e " hobit " rinor kalojnë në dashuri e bindje për ta shndërruar në profesionin tim jetesor. Me gjithë eksperiencën e këtyre viteve që padyshim kanë vlerën e vet, jam përherë kureshtar e në kërkim të shtigjeve të reja që shpresoj t'i gjej për të sjell risi të shumë pritura në fushën e bartenderit.

Tashmë i sigurt për çka dua të bëj në rrugëtim tim deshiroj rrethana dhe kushte optimale të realizimit të dëshirave. Për fat të keq mungesat në këtë fushë ne qytetin tim janë të dukshme. E ndiej veten të gatshëm dhe optimist për të shënuar pikënisjen e organizimeve të seminareve dhe të trajnimeve të ndryshme në fushën e bartenderit, për të cilat jam i sigurt se interesi nuk do të mungoj, jo vetëm për mua por përgjithësisht për rininë fierake. Kjo është një sfidë e madhe dhe përtej kësaj sfide fshihet tek unë ambicia për të vazhduar përpara, një ambicie që çdo ditë më shtyn për tu rritur dhe për të "prekur" gjetje të reja të pa zbuluara më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *