
1 Comment
Comments are closed.
AURENC HIMA
BARTENDER
Unë jam Aurenci dhe jam bartender i pasionuar me mbi një dekadë përvojë në industrinë e mikpritjes. Për mua, bartending është shumë më tepër sesa thjesht përgatitja e pijeve. Është një art, një mundësi për të krijuar momente të paharrueshme për klientët dhe për të sjellë një ndjenjë të veçantë në çdo gotë.
Duke qënë që se erdha nga Berati me dëshirën për të qënë pjesë e turizmit, vendosa të qëndroj në Durrës. Isha shumë i interesuar për të mësuar rreth mixologjisë, përgatitjes së pijeve, përzierjes së tyre, alkoleve, historive dhe kategorive të ndryshme të tyre. Sa më shumë mësoja rreth mixologjisë, për përzierjet dhe teknikat e krijimit të koktejeve, aq më shumë kuptoja sa e gjerë dhe e thellë ishte kjo fushë. Çdo herë që arrija të krijoja një koktej të ri, ndjeja një kënaqësi të veçantë, por edhe më shumë vetëdije për faktin se gjithmonë kishte më shumë për të mësuar dhe për të provuar. Sot, perpiqem gjithmonë te ndaj eksperiencat bashkë me kolegët e tjerë të fushës. Besoj se shkëmbimi i njohurive dhe përvojave na ndihmon të rritemi profesionalisht dhe të zhvillohemi më tej në botën e mixologjisë.
Ndihem shumë keq kur një klient, veçanërisht një turist i huaj, vjen në bar dhe fillimisht pyet nëse ne dimë t’i bëjmë koktejet bazë. Mendoj se ne, si profesionistë, duhet të jemi të gjithë të përgatitur, jo vetëm për të krijuar koktejlet bazë dhe ato ndërkombëtare, por edhe për të zhvilluar receta unike, që të përfaqësojnë kreativitetin dhe kulturën tonë.
Comments are closed.
E-mail: [email protected]
Phone: +355 69 77 27 785
Armand Velo
Aurenc Hima eshte eshte shembull per tu ndjekur nga te gjith 👏