Në vëndet e vogla rriten ëndrrat e mëdha!

ARDIT TOSKA
FOUNDER

V

Vendosa dhe unë të ndaja eksperiencën time me ju, pasi në shumë shkrime tuajat gjeta veten se sa shumë punë dhe sakrifica do industria e mikpritjes nëse dëshrion të ecësh në hapat e saj. Dëshira për të patur një restorant peshku erdhi nga prindërit. Babi im ka qenë një peshkatar dhe vendosi që të hap një restorant rreth vitit '98, fillimisht ishte diçka e vogël më pas me dëshirën për tu rritur më shumë. Në restorant gjithmonë na ka karakterizuar cilësia e produkteve që merrnim. Koha kur kam filluar të punoj në restorantin e prindërve ka qënë diku nga shkolla e mesme. Vendosa ti ndihmoja për punën dhe të hiqja dorë nga shumë gjëra të tjera. Vendosa të trashëgoja një punë që ata kishin ngritur. Do thoja që fillimet ishin të vështira mundoheshim të gjenim atë cilësi që ne kërkonim pavarsisht çmimeve. Kishte raste që merrnim një produkt vetëm për të kënaqur shijet apo dëshirat e klientit edhe pse mund të dilnim barazim në fitim. Pas mbarimit të shkollës që studiova për biznes jam përqëndruar plotësishte tek restoranti që tani kishte arritur një standar për qytetin ku unë isha rritur dhe pse jo edhe më gjërë.

Sekreti i gjithë këtyre viteve dhe gjithë lodhjes ishte cilësia e produkteve që përdornim. Edhe pse morëm një nishan që tek restoranti jonë konsumoje ushqim shumë të mirë por u krijua një perceptim se ishim çik të shtrenjtë (ndoshta për qytetin ku jetonim) nuk hoqëm dorë nga ky fanatizëm për të përdorur vetëm kualitet dhe cilësi në restorantin tonë. Arritem një kulm duke patur klientën më të mirë në qyetet edhe një bum të madh turistash dhe personalitete nga gjithë bota. Ishim nga të vetmit që në magazinat e peshkut për vite me radhë zgjidhnim cilësinë duke u bërë përshtypje edhe peshkatarëve dhe bizneseve të zonës që çfarë restoranti kanë këta që zgjedhin këto gjëra me këtë cilësi. Sepse Fieri në ato kohë njihej për restorante mishi me shumë dhe asnjë nuk e besonte që në këtë qytet të kishte një restorant të një niveli shumë të mirë.

Pasioni për kuzhinën erdhi duke eksploruar në kuzhinen e restorantit tim. Është diçka shumë e bukur dhe që të tërheq më shumë duke u futur në botën e saj. Gjithmonë duke përdorur cilësi. Por, ja që erdhi një ditë në jetën time e cila ndryshoi shumë gjëra. Atë ditë mora lajmin se fitova një mundësi për në vendin e mundësive USA. Ishte një vendim shumë i vështirë që u mor dhe e vetmja gjë ishte restoranti dhe puna që kishim ngrit familjarisht me një fanatizëm. Por vendosa ta pranoja këtë mundësi dhe të vazhdoja përpara për të vetmen arsye që vit pas viti e shifja që klientela po zbehej dhe një nga arsyet ishte ajo që haet mirë por është shtrenjtë ndoshta ekonomia dhe krizat që po kaloheshin në vend ndikonin. Por mendoj edhe që njerzit janë më të prirë drejtë sasisë edhe çmimin dhe jo shumë drejt cilesisë kur shkojnë në një restorant. Më bëri pershtypje kohët e fundit një nga pronarët e një prej firmave më të fuqishme për prodhime deti që historikisht ka tregëtuar prodhime deti të ngrira edhe sot del e bën reklamë dhe i tregon klientve kush është e duhura dhe kush është e mira.

Këtë që ai po bën sot unë dhe familja ime e kemi bërë me vite në restorant duke treguar kush peshk është rezervuar dhe kush deti duke ja lënë zgjedhjen klientit. Kush është deti e kush jo. Kemi patur raste kemi larguar klient duke mos patur produkte te fresketa dhe cilësore. Pranonim humbjen dhe jo dështimin. Vendi jonë është rrit shumë kohët e fundit për gastronomi por mendoj do akoma shumë e më shumë të rrisim mentalitetin dhe të mësojmë klientët që të dallojnë kur është e mira dhe e duhura për ta. Ti mesojmë gjithashtu raportin cilësi-çmim.