Kur pritshmëritë kalojnë
MERI XHAFA
WRITER
Episod nga Emiratet Ju ka ndodhur ndonjëherë të niseni drejt një udhëtimi, pa ndonjë dëshirë të madhe, pa pritshmëri, thjesht me një valixhe në dorë e me mendjen e stakuar se gjashtë ditët në vijim do të jenë më vonë, kujtime shumë të dashura?! Kështu nis udhëtimi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, së fundmi, një destinacion i shumëpërzgjedhur, me një numër të pamatë turistësh e me një mori emocionesh për të dhuruar. Për fatin tonë të keq, pamjaftueshmëria e kohës na lejon të vizitojmë vetëm dy prej principatave arabe, kryeqytetin prej nga i cili mbërritëm, dhe domosdoshmërisht-për-të- mos-u-humbur, llamburitësin Dubai. Ky shkrim i takon pritshmërive të kaluara që mundën mendjen time dyshuese. Po e nis nga fundi.
Në aeroport
Pas banakut që siguron biletën kaluese për të udhëtuar me mjetin fluturues, qëndron një djalosh i cili ka mirësinë të na ofrojë vendet krah njëri-tjetrit nëse dëshirojmë. E pikërisht kjo më bën përshtypje. Si një njeri që nuk udhëton vetëm e me dëshirën për të pasur vendet ngjitur, kërkesat e mia ndaj front desk-ut check-ues kanë qenë të
papranuara, e jo më të vetëofruara. 🙂
Përgjatë turit
Nuk di nëse ndodh gjithmonë e gjithkund, por për shkak të temperaturave të larta që ky vend ranor e plot zhvillim ka, shoqëruesit tanë ishin të gatshëm të ofronin ujë pa pagesë për të shuar etjen. Kjo vlente përgjatë gjithë vizitave tona në vendet turistike.
Më bën përshtypje për faktin se pasuria në Emirate nuk matet me zerot e panumërta në llogarinë bankare, por matet me mirëmbajtjen e gjelbërimit përreth shtëpive të tyre. Këtu dua të krahasoj këto dy "fenomene" të ofrosh ujë pa limit në një vend që uji është pasuri.
Pastërtia
Në çdo hapësirë, qoftë kjo publike a private, vendi vezullon nga përkujdesja e mirëmbajtja. Më bën përshtypje numri i lartë i punonjësve në shërbim dhe përkushtimi i tyre ndaj punës. Më mbeti në mendje një vajzë krejt e re në moshë e cila pastronte tualetin PAS ÇDO PERSONI. Kishit ndonjë gjë për të thënë?!
Siguria
Si një nga faktet që nuk ndryshon kurrë, Emirati mban rekordin e një prej vendeve më të sigurta në botë. Interesante është të dish se që prej vitit 2018 e deri më sot (2024), Abu Dhabi nuk numëron asnjë krim, e kjo për shkak të ligjeve shumë të forta e të pathyeshme që janë vendosur. Krejt lirisht mund të lihen çanta, kuleta, çelësa, celularë dhe askush nuk do të lëvizë asgjë. Krejt lirisht mund të dalësh natën vetëm dhe askush nuk do të cënojë askënd.
Në xhaminë Sheikh Zayed
Përpos pikave të kontrollit (ju betohem që ka më shumë kontroll dhe punonjës sigurie se në aeroporte), një tjetër gjë që më bën përshtypje është potenciali i gjërave që ky vend ofron për ti ardhur në ndihmë çdo vizitori. Pas vizitës së gjatë në xhami, ku pjesë- pjesë dielli të bie në kokë, për të marrë veten nga lodhja të vijnë në ndihmë disa mjete lëvizëse, të cilat përshpejtojnë kthimin nga xhamia deri në dalje.
Ky ishte një shkrim mbi pritshmëritë, me të cilat ne udhëtojmë gjithmonë me vete. Çdo udhëtim është një eksperiencë e çdo eksperiencë është enciklopedi e botës.