
Iku dhe ky sezon!
DONALDI ZISO
RESTAURANT MANAGER
Ndryshim apo reflektim??? Që tani, që sot, duhet të mendojmë për vitin tjetër. Nëse duam ta bëjmë prej vërteti apo jo? Mbaj mend historitë që i tregojmë klientëve të huaj për Besën tonë, mikpritjen e Shqiptarit, apo bujarinë e hapjes së derës për çdo njeri që troket. Ne jemi Shqiptar.
Të qeshur, të lumtur sa herë që presim një mik në familjen tonë. Por jemi bërë selektiv si atëherë që ishim fëmijë të vegjël që prisnim dajën me mall se na jepte lek, dhe prisnim xhaxhain ftohtë se nuk kishte diçka për të na dhënë. (shaka kjo se te dy na kanë dashur dhe vlerësuar) Por ta sjellim këtë gjë tek sektori jonë. A i presim ne kështu klientët tanë? A ju buzëqeshim? A ju japim shërbimin e duhur? Apo ja futim çmimeve si komshiu? A egziston analiza e çmimeve, e kohës, e zgjatjes së turizmit etj... Pse këtë vit veriu mori hov?
Pse vendet si Berati e Gjirokastra patën flukset e mëdha. Tirana po e po, por ku shkuan turistët? Kë vlerësuan? Çmimet? Shërbimin? Mikpritjen? Atmosferën? Këto janë raportet dhe analizat që duhet ti bëjmë të gjithë së bashku. Si sektor, si industri, që mos kemi problem të mburrim dhe konkurentin, që ti tregojmë që mbasi të mbaroj drekën apo darkën tek ne duhet të shkojë dhe tek Alketi, tek Olti , tek Bledi , tek Altini etj etj. Të provomojmë njeri-tjetrin është gjëja më e bukur. Pse mos ta bejmë? Ta duam më shumë njeri-tjetrin . Apo kështu jemi ndërtuar? Jo, nuk jemi ndërtuar kështu. Rinia ka nevojë për motiv, ka nevojë për punë, ka nevojë për meritokraci, ka nevojë të vlerësohet, me orar të përshtatshëm, me oferta të ndryshme, dhe me paga të kënaqshme. Jepja, jepja ,jepja, që ta kthejë shumëfish. Edhe thuajani njëherë te vetme "që pa ju unë nuk do isha këtu", "ju lumshin duart, këmbët, idetë" etj .
Ej, viti ikën shpejt, 2025 është mbrapa derës. Trajnoni stafin tuaj, merrni staf te ri po qe nevoja, tregojuani punën që të jenë gati për verën tjetër. Investoni sot që të fitoni nesër. 2025 ne jemi gati. Si Shqipëri, si Shqiptar, si kamarier, si banakier, si ndihmësa, si pastrues. Si e si shume të tjerë. Të presim krahë hapur, tregohu e durueshme me ne sepse jo se nuk duam por nuk dinim aq sa duhet!