Hospitality nuk është të shërbesh pjatat!
ELIKSON ZAJA
HOSPITALITY MANAGEMENT
Njëherë e një kohë në qytetin e bukur të Durrësit, jetonte një djalë i ri me emrin Elikson, i cili punonte si kamarier dhe vazhdonte studimet njëkohesisht. Unë e kisha marrë punën shumë seriozisht dhe mundohesha që shpenzimet e mija ti nxirrja vet, ndërkohë që ndiqja ëndrrën për t'u bërë një menaxher i suksesshëm restoranti. Kjo ëndërr ishte pak e pa shpresë sepse kultura e shërbimit nuk ishte në nivelet më të mira asaj kohe dhe meriotokracia linte vend për të dëshiruar. Keshtu që vendosa të nisem për një aventurë drejt Lindjes së Mesme, Bahrain. Udhëtimi im nga të qenurit kamerier në menaxher restoranti eshte i mbushur me vendosshmëri, punë të palodhur dhe pasion.
Une kam qënë gjithmonë i apasionuar pas botës së kuzhinës. E dua ushqimin, artin e prezantimit dhe mënyrën se si një vakt i mirë mund t'i bashkoj njerëzit. Ndërsa punoja si kamarier, une vëzhgoja çdo aspekt të restorantit, nga kuzhina deri në pjesën e përparme të tij (Front of House). I kushtoja vëmendje detajeve, bëja pyetje dhe mësoja nga kolegët dhe eprorët, gjithashtu nga klientet. Une nuk po shërbeja vetëm pjata, unë po thithja thelbin e biznesit të restorantit.
Duke punuar me menaxherë dhe chef të nivelit të lartë mu dha mundësia të mësoja shumë gjëra për një kohë shumë të shkurtër. Kur u hap një vend i lirë në restorant si supervisor, unë isha gati për këtë rol me një besim te vetja. Dhe Alberto (F&B Director) me promovoi ne pozicion e supervizorit në vetëm 12 muaj punë, dhe në 18 muaj punë u promovova në assistant manager.
Gjatë javëve të ardhshme, u përballa me sfida të shumta. Duhej të beja oraret e stafit, të kordinohesha me furnitorët, të merresha me ankesat e klientëve dhe të siguroja që kuzhina të funksiononte pa probleme. Ishte një kurbë e madhe mësimi, por përkushtimi dhe gatishmëria për të mësuar nga gabimet e mija dhanë rezultat.
Aftësitë drejtuese dhe përkushtimi im nuk kaluan pa u vënë re. Klientet e vlerësuan vëmendjen e time ndaj detajeve dhe stafi respektoi drejtësinë dhe përkushtimin tim. Alberto pa ndryshimet pozitive që po ndodhnin nën drejtimin tim dhe u impresionua nga aftësia e mia për t'u përshtatur dhe udhëhequr, sigurisht dhe nje mikpritje speciale per çdo klient që vizitonte restorantin.
Me kalimin e muajve unë isha në rolin e acting manager, titulli i menaxherit ishte një çështje kohe, që unë po e ndiqja, me një dëshirë dhe një konsitencë të shkëlqyer. U promovova zyrtarisht në menaxher restoranti. Vazhdova të punoja pa u lodhur për të përmirësuar funksionimin e restorantit. Prezantuam artikuj të rinj të menusë me chefin , krijova një atmosferë mikpritëse dhe zbatoj proçese më efikase. Të ardhurat e restorantit filluan të rriteshin dhe reputacioni i tij si një restorant internacional i nivelit të lartë në qytet lulëzoi duke hapur 2 të tjerë në të njëjtin vend, për një periudhë të shkurtër kohore.
Por nuk u ndala me kaq. Unë e dija se për të arritur majat e suksesit, duhej të rrisja vazhdimisht aftësitë e mija. U regjistrova në kurset e menaxhimit dhe ndoqa konferencat e industrisë për të mësuar nga ekspertët. Ndjekja ime e pamëshirshme e përsosmërisë frymëzoi të gjithë ekipin dhe suksesi i restorantit vazhdoi të rritet.
Vitet kaluan dhe me modesti mund të them qe jam bërë një figurë e respektuar në industrinë e restoranteve. Jo vetëm që kam përmbushur ëndrrën time për t'u bërë menaxher restoranti, por kisha tejkaluar pritshmëritë e mija. Restoranti i vogël ishte shndërruar në një lokal të zhurmshëm dhe të njohur. Tani restoranti është bërë një brand, dhe është hapur në Riadh, Arabi Saudite. Udhëtimi im nga një kamerier modest në një menaxher të suksesshëm restoranti eshte një dëshmi e pasionit tim, punës së palodhur dhe besimit se mundësitë mund të shfrytëzohen edhe përballë vështirësive. Gjithmonë mund të tregosh në qoftë se një person ka punuar në restorant. Ka një empati që mund të kultivohet, vetëm nga një person me stomak të uritur dhe një pjatë peshku 20$. Një kuptim i veçantë se si karaktere të ndryshëm, nga vende të ndryshme mund të jenë një familje e madhe. Industria e shërbimit rrit aftësite e buta që punëdhënësit flasin ne LinkedIn – disiplinë, shpejtësinë, mirësjelljen, aftësinë për të marr kritika, dhe më e rëndësishmja aftësia për të lexuar një njeri si një liber. Puna është pa shumë falenderime, qejf, rrëmujë dhe bota do ishte një vend më i mirë në qoftë se më shumë njerëz do ta provonin.