Gradë e tepruar apo ashtu e do tregu?

ARBËR AVDIJA
EXECUTIVE CHEF

M

Më ndodh shpesh që të shikoj shumë të rinj me grada. Dhe pas pak kohe zhduken fare nga ai pasion apo deshirë e të gatuarit. Largohen vetë?? Apo i largon tregu?? Isha 14 vjeç kur e nisa dhe 12 vjeç kur rash në sy. Sot kanë kaluar plot 26 vite në kuzhinë. Modestia është virtyt që duhet t'ja edukojmë vetes dhe atyre që ne kemi mundësi. Kur ngarkon veten me tituj në atë moment i ke vënë vetes goxha presion në shpatulla. Sepse sot jemi në kohën e teknologjisë. Mendja na shkon tek Search... Dhe aty fillojnë dhe hapat mbrapa për çdo të ri që bën një gabim të tillë. Tjetër është të shkarkosh një recetë nga interneti tjetër është ti analizosh me çdo detaj. Dhe tjetër është të gatuash në kushte rehatie... e tjetër është kur printeri gumëzhin sikur një çekiç mbi kokë shpesh herë. Aty fillon tërheqja dhe zhgradimi i vetëshpallur. Aty fillon të rëndohet ajri nga stresi i akumuluar. Aty ik dëshira dhe kërkojmë të largohemi sa më parë.

Kur isha në fillimet e mija kuzhinierët s'të afronin me idenë e zënies së vendit të tyre. Por ama na linin të merrnim baza të forta. Më kujtohet një shprehje "çdo njeri ka ditët e tij të shkelqimit". Të jeni të sigurt një shkëlqim i parakohshëm është një "boomerang". Çdo ditë kemi diçka të re për të mësuar, më së shumti nga gabimet. Merrini gjërat shkallë-shkallë. Ndërtoni bazat të forta. Aty pastaj do kuptoni se punën nuk do e shikoni më si punë por si diçka që ju plotëson dhe do e dashuroni. Çdo lodhje apo sakrificë të zhduket kur merrni kënaqesinë e klientit. Dhe me besoni kënaqësia e vertet është kur ti je krenar me veten ku je. Do vijnë dhe titujt ..do vij dhe fama. Lëreni famën t'ju vij nga pas. Do vijnë dhe "xhixhat" pa merak. Kjo vlen për të rinjtë vlen dhe për kolegët e mi. Do zëvendësohemi të gjithë një ditë. Transmetoni dijet pasi do lehtësoni krahët tuaj. Sot kemi nevoj për më shumë se asnjëherë për mëndje dhe krahë të rinjsh të apasionuar. Ndryshe industritë e ushqimit do bëjnë të tyren siç kanë bërë në vënde të ndryshme të botës ku rrofshin mikrovalat. Uroj që ky shkrim të ndikoj vetëm për mirë dhe të jetë një keshillë miqësore.