Kjo është FLUGENA! Secila nga ne është një e tillë! Secila nga ne mundet!

Nëse një nga serviset bie në tokë nuk e vendosim asnjëherë mbi tavolinë, njoftojmë shërbimin dhe ata e zgjidhin këtë situatë si profesionist.

Bëjmë kujdes, produktet e brumit nuk i konsumojmë asnjëherë me thikë dhe pirun, gjithmonë shkëpusim me dorë kafshata të vogla.

Me pecetën gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm, vendosja e saj në karrike nënkupton se shkëputemi dhe do të rikthehemi, ndërsa vendosja e saj në të djathtë tregon se jemi larguar dhe nuk do kthehemi përsëri në atë tavolinë, kështu që i japim mundësi shërbimit të ndërpresë porosinë dhe të pastrojë.

Gjatë konsumit të ushqimit serviset duhet të qëndrojnë gjithmonë brënda pjatës, nëse jemi në pushim i vendosim ato në formën e shkronjës A.

DRINK BUT DON'T CLICK, në eksperienca të tilla nuk i trokasim gotat me njëra-tjetrën, së pari pasi mund ti dëmtojmë ato dhe së dyti krijojmë zhurma të pa këndshme.

Evitojmë vendosjen e sendeve personali mbi tavolinë, pasi nuk është aspak e këndshme, gjithashtu marrin shumë hapësirë në tavolinë dhe nuk lejojmë stafin të jenë komod gjatë shërbimit.

Në një eksperiencë "Fine Dining" mundohemi të pozicionohemi drejtë dhe pa vendosur brylat mbi tavolinë, jemi të vëmëndshëm gjatë shërbimit dhe nuk harrojmë të falenderojmë në çdo rast.

Shtrimi i gotave.

Gjatë vendosjet së gotave në tavolinë, i mbajmë gjithmonë nga froni i tyre dhe kur nuk kanë një fron sa më larg perimetrit të sipërfaqes së konsumit.

Mikpritja dhe përshëndetja.

Bëhemi të kujdesshëm kur dikush hyn në ambjentin ku punojmë, përshëndesim dhe e shoqërojmë ose orjentojmë gjithmonë klientin.

Marrja e porosisë.

Tregohemi shumë të vëmëndshëm gjatë marrjes së porosisë, duke ruajtur kontaktin me sy, gjestikulacionin dhe fytyrën emocionale. E gjithë vëmëndja është te klienti, dhe shmpangim reagimet ndaj situatave rreth e qark.

Menu

Menu-ja jepet gjithmonë e hapur, kjo për arsye të standartit të restorantit dhe vëmëndja që duhet të ketë menu-ja, gjithashtu ju kursen kohë, pasi klienti mund të qëndroj gjatë duke biseduar me një menu të mbyllur mbi tavolinë.

Si veprojmë kur ngatrrojmë porosi?

Ndodh ndonjëherë që edhe shërbimi të ngatrroj porosi, por duhet të jetë i gatshëm ta rregulloj atë dhe të sjelli porosinë e duhur në tavolinë. Një profesionist patjetër që mund të gaboj, por një profesionist di të rregulloj gabimet gjithashtu dhe të trajtoj ankesat siç duhet.

Shtrimi i tavolinës.

Bëjmë shumë kujdes gjatë shtrimit të tavolinës, evitojmë së prekuri serviset në gjithë sipërfaqen e tyre, ashtu si në video ka një pikë kyçe ku mund ti prekim për ti ulur mbi tavolinë. Përtej shenjave që mund të lejmë mbi to, ajo që është e rëndësishme është ruajtja e sigurisë ushqimore.

Tapa e shishes së verës

Tregohemi të kujdesshëm që tapën ta vendosim mbi tavolinë në një pjatë të pastër, shtruar mbi të një pecetë e bardhë. Dhe nëse dikush nga ju ka kurjozitetin pse veprojmë kështu, pasi klienti mund të gjej në tapë gjithë aromat e verës të cilën ka porositur.

Etiketa e Shishes Dhe Ftohja e Verës

Kahu i Shërbimit Të Verës

Çfarë Duhet Të Kemi Kujdes Gjatë Shërbimit Të Verës

Dekantimi i Verës

Momenti Ku Duhet Të Largojmë Bukën Nga Tavolina

Si Sugjerohet Të Shërbehen Pastat e Gjata

Kripa Dhe Piperi Çohen Gjithmonë Bashkë Në Tavolinë