Dashuria kalon nga stomaku!

ALBINA MEÇI
SOUS-CHEF

K

Kam hasur shumë vështirësi deri sa kuptova se dikush po bëhesha. Pasioni për këtë zanat "të çmëndur", më ka bërë të kapërdij lodhjen, herë-herë deri në sfilitje, orare të zgjatura pune por me forcë dhe vullnet po ja dal mbanë. Shpesh herë jam gjendur nëpër cepat e kuzhinës, e kalitur në mënyrën më të fortë të mundshme, sërisht kam gjetur forcën për të vazhduar.

E dua shumë punën time, e adhuroj zhurmën e tiganëve që përplasen herë pas here, dhe në fund shikon pamjen nga kuzhina me klient të kënaqur, nga puna ime, nga pasioni im. Edhe kam gabuar, po nuk kam daluar, jam ngritur përsëri për të dhënë formën time më të mirë, për të realizuar ato pritshmëri të klientëve, të cilët në fund të ditës ata janë dhe motorrët tanë.

Sa e dua atë momentin kur në fund të ditës e lodhur dhe e rraskapitur në kuzhinë vijnë komplimenta, e sidomos kur kalon ndonjë klient dhe kërkon të na përcjell gjithë energjinë e një ekperience pozitive. Çdokush nga ne nga një cep të vetin, një fole të vogël nga ku frymëzohet, për mua është kuzhina. Sigurisht që çdo profesionist që punon në kuzhinë ka për qëllim kënaqësinë e klient dhe rikthimin e tij. Suksesi gdhëndet nëse ke krijuar kujtime te ai klient, dhe klienti të merr me vete.

Çdo natë kam mendime, ide të reja, dua të shpalos gjithë dijet e mia në fushën e përsosur të shijes. Dua të personalizoj pjatat e mia, me receta kreative, me emra të personalizuar, shumëngjyrëshe dhe të veçanta. Thonë se dashuria kalon nga stomaku, ndaj le të shpërndajmë dashuri.

3 Comments

  • Matilda Shehi

    Un e di seriozitetin dhe dashurin qe ti ke per kte profesion,ndaj dhe te uroj suksesin e me te mireve sepse e meriton zmr🤩

  • Aishe Meci

    Suksesi te ndjekt ne cdo fushe te jetes tende, krenare per ty . Kur njeriu punen e ben me pasion , ne te vertet eshte sikur mos te kete punuar kurre .

  • Aishe Meci

    Suksesi te ndjekt ne cdo fushe te jetes tende, krenare per ty. Kur njeriu ben punen qe don , ne te vertete eshte sikurse te mos kete punuar kurre.

Comments are closed.