Çfarë vere të zgjedhim për tavolinat tona festive?

Sugjerimet vijnë nga:
Ilir Lagji

W

Whatsapp conversation: Keli- mirëmëngjes Une- kalimera (nostalgji emigrantesh) Keli- si je? Une- me ngarkese si çdo fundvit Keli- e di që je i lodhu, por do doja të diskutonim se cilat janë verat e përshtatshme për festat e fundvitit, rekomandime. Une- po me, kollaj fare, ulemi e diskutojmë .............................. Qesh me vete, dhe them: çmu desh, ku ta gjej kohën....nuk është dhe aq kollaj. Çdo fundviti pyetjet vinë si cunam: cilën verë na rekomandon? Cilen verë do konsumosh ti? Cila është vera më e mirë? Cila verë shkon me gjelin? A ke ndonjë gjë të re? Dhe une, si ata politikanet gjatë fushatave, përpiqem të jap përgjigjen që duan të dëgjojnë, elokuent dhe buzagaz duke u përpjekur të alternoj rekomandimet e mia.

Magjia e festave të fundvitit, vezullimi i dritave që stolisin qytetin, rrugët plot zhurmë e gjallëri, momenti ku vitet lënë stafeten, “telashet” marin dhenë duke i lënë vendin haresë, gëzimeve, zemrave të qeshura, families, shoqerisë e miqesisë së mirë, udhetimit, dëfrimit, kënaqësisë shpirtërore e cila ndjehet e arrirë kur kombinohet me notat delikate kulinarike, tradicionale dhe të “ngacmuara”, simfoninë e shijes, aromat e verës, “basat” e gotave që trokasin, jehonë kambanash gëzimi, duke i bekuar si: FESTAT E SHIJES Festat kanë nevojë për verëra festive.... Le ta fillojmë me mbretëreshen e festave: verë e shkumëzuar (sparkling), mundësisht champagne. Verë që ofron freski e larmishmëri, verë komplekse e me teksturë kremoze, bulëza fine dhe elegante si kolona zanore, telajo shumëngjyrëshe aromash me nota brioshi, agrumesh, fruta ekzotike, mjeder,aciditet vibrues, verë që ofron sharm dhe royality ( Gosset Grande Reserve, Henriot Blanc de Noir, Shendevere made in Albania)

Vijojmë me .... Një verë e bardhë truplehtë, karakterizuar nga finesa , eleganca dhe shija delikate. Janë verëra ku alkooli i lë vendin aciditetit që me maestri dirigjon notat e luleve( akacie, jasemine, lulemaji) aromat e rivierës (qitro, limon, kumkuat), nuancat e fruatve të kopshtit (mollë, dardhë, pjeshkë) Sauvignon Blanc Pouilly Fume, Albarino - Rias Baixas, E bardha e Beratit ose...një verë ngjyrë rozë, rekomandoj Provence, simbol i ekuilibrit, balances, finesës, vezullimit ngjyrues pink ose salmon, shije e sofistikuar dhe në harmoni të plotë ka dhe më.... Verë e kuqe truplehtë / mesatar, pagëzuar si verërat perfekte në qasjen e lehtë ndaj shijes konsumatore, taninë të pëlhurta, alkool i moderuar ndërthurur me karakterin frutal (qershi luleshtrydhe, man i kuq), herbal dhe mineral Pinot Noir, Lagrein, Beaujolais, Kallmet festa sapo ka filluar.... verë e bardhe trup plotë, pa diskutim Burgundy (Chardonnay) mishërim i Terroir, gjeologjisë komplekse, larmi që të magjeps, ku si një qylim punuar handmade ndërthuren aroma e luleve, frutave, arroret (lajthi e gështenje e pjekur), vanilies, gjalpit. verë tejet komplekse, ideale për ti bërë “opozitë” dinjitoze recetave të ndërlikuara dhe notave festive Saint Aubin, Mersault, Chasagne Montrachet, Charlemagne

Festat kanë nevojë për ngjyra....si mendoni për një verë të kuqe rubin i ndezur, reflekse violete apo garnet, ku në çdo rrotullim gote një re e dendur aromash shënjestron sensorët e nuhatjes, na rrëmben dorën e na fiton zemrat, tingujt e notave të frutave të tejpjekura, çokollatës, duhanit, taninet e gjalla, të forta e të pjekura, model i përsosmërisë....janë verëra ku dhe amatorët ndjehen profesionistë Cabernet Sauvignon - Napa Valley, Bordeaux Blend, Cote Rotie, E kuqja e Beratit Do doja ta mbyllnim me një verë të ëmbël, por jo....do devijoj...këtë do donit edhe Ju. Qielli i ndriçuar nga “shiu meteorik” i fishekzjarreve, mal përqafimesh që përcjellin Urime, gongu i ndërrimit të viteve.....momenti për të rrokur një gotë Cognac, lëngun magjik, ku çdo gllënjkë është një përvojë, një kujtim, udhëtim në botën e Paqes, Mirësise dhe Urimeve për një Vit të Mbarë...GËZUAR!!!!!