Ledion Musaj

And I drink to myself what a wonderful job!

Ledion Musaj, Chef de Bar

S

Si çdo i ri që shpërngulet nga qyteti i lindjes në një qytet tjetër më të gjallë mundohet të krijojë rrënjë të reja, prespektiva të reja, dhe sigurisht të gjej profesionin më cilin do jetoj dhe do ja dal. Një ndër punët e para ka qënë mikpritja, të cilët mendoj se ne shqiptarët e kemi të trashëguar dhe kollaj për ta kthyer pastaj edhe në profesion.

Çdo ditë në punë, banaku më dukej si një mur i pa kapërcyeshëm. Eksperienca ime e parë si bartender ka qënë në një bar të vogël në bllok, ku kidha si punëdhënës një djalë nga italian. Entusiazmi i tij ndaj kësaj pune ishte infektues dhe sigurisht që u infektova edhe unë. Falë tij krijova ato shkallët që të ngjitja atë mur duke u apasionuar pas asaj pune. Sigurisht që nuk ishte kaq e lehtë sa dëgjohet, dhe një nga vështirësitë ishte mungesa e madhe e informacionit, kështu që përdornim produkte që ishin bërë komerçiale atëherë, por jo të duhurat, edhe sepse mungonin, por edhe sepse nuk kishim informacionin kush ishin të duhurat. Por sigurisht që këto vështirësi harroheshin kur gjithë lodhjen, mundin dhe kreativitetin i shprehje të gjitha në një gotë dhe shikoje një klient që e shijonte aq shumë atë pije që sapo i shërbeve. Sfidë për mua është edhe përshtatja, lidhur me tregun, lidhur me çfarë kërkon klienti.

Dhe shpesh ne si bartender gjendemi midis dilemës ti shkojmë shijes së klientin apo ti shkojmë recetës, dhe sado profesionist që të jesh, sigurisht në fund do përshtatesh me klientin, dhe receta do mbetet e shkruar diku në një copë letër. Sepse eksperienca e klientit është ajo që ka rëndësi në fund të ditës. Përtej sfidës së shijes për mua sfidë tjetër është përballja me produktin me të cilin ne krijojmë, e sidomos gjatë ndryshimit të stinëve shumë produkte pësojnë ndryshime në shije, ndaj është detyra jonë të ruajmë balancat. Sigurisht sfidat nuk kanë fund, por absolutisht një sfidë tjetër do ishte të ndjekësh çfarë është virale apo të qëndrosh me klasikët. Sigurisht të ndjekësh atë që mendon se vlen për ty, por klasikët nuk do të braktisin kurrë dhe nuk janë kurrë jashtë kohe apo jashtë mode.

Sfida do sjelli një sfidë tjetër, e shumë klient do sjellin shumë sfida, por të punosh fort dhe me pasion gjithmonë do të bëj një bartender të mirë.