Sa e vështirë është të jesh femër të jesh dhe profesioniste?
ALKETA ZYFI / BUSINESS WOMAN
kam filluar jeten time te punes si kamariere. Isha 18 vjec, studente ne Itali vetem pa familjen time. Punoja part time, kur mundesha mes 100 veshtiresive te gjuhes, mentalitetit te vendit ku vija, ndonjehere racizmit nga punedhenesit italian dhe ndonjehere kam perjetuar edhe situata te bezdisshme sexismi. Ishin kohe te tjera, 2003 ne Shqiperi edhe per shume vjet me pas konsiderohej turp per vajzat te punoje kamariere. Rikthehem ne shqiperi dhe hap biznesin tim 25 vjec me ne shpatulla diplomen e universitetit dhe eksperienca pafund ne fushen e sherbimit. Eksperienca nga me te ndryshmet qe me kane dhene forcen dhe dijet e duhura per te drejtuar biznesin tim sot. Asnje eksperience nuk ka qene e kote. Secila me eshte dashur dhe me ka ndihmuar ne momente te caktuara. Qellim kryesor bashke me zhvillimin e biznesit ka qene punesimi i vajzave te reja, me eksperiencen e pare te punes. Yogurteria dikur ka patur vetem 2 punetore, mua dhe partnerin tim, sot numerojme plot 65 punonjese, vajza te reja nen moshen 28 vjec dhe qe shumica eksperiencen e pare te punes e kane me ne. Punedhenesi i pare eshte shume i rendesishem sepse ndikon ne dhenien e ekpseriences dhe vetbesimin e punonjesit. Kam besuar gjithemone tek aftesia e vajzave, tek disiplina qe kane ne pune, tek inteligjenca dhe dedikimi qe kane. Sidomos vajzat shqiptare.
jo qe jam munduar gjithemone te percjell tek to eshte vetbesimi. Ato nuk jane thjeshte te punesuara por jane bashkepunetore, jane faktori kryesor i suksesit dhe mos suksesit. Pa besimin dhe mbeshtetjen tek njeri-tjetri cdo gje behet e veshtire, mos te them e pamundur. Kur vajzat e mia prezantohen tek njerezit qe punojne apo kane punuar tek Yogurteria, njerezit duhet te perceptojne qe perballe kane vajza me vlera, vajza te afta, vajza me ze, karaktere te forta. Nder vite shume punonjese kane ardhur, kane realizuar ciklin e tyre dhe jane larguar. Shume te tjera aman kane vite e vite qe punojne per ne dhe jane pjese e familjes, jane shtyllat e forta te yogurterise, numrat e sigurt te telefonit qe i japin zgjidhje cdo situate mes tyre dhe me klientat. Nuk e shoh dhe nuk e kam pare kurre yogurterine si nje biznes i perkohshem, fatmiresisht ecim me hapa te sigurt drejt zgjerimit dhe diversifikimit te ofertes se produkteve prej 12 vitesh. Sot numerojme 6 dyqane stabel dhe 1 dyqan sezonal. E imagjinoj veten ne pleqeri di teta e yogurtit dhe ne kete tablo te jetes do doja te kisha prane meje vajzat e mia te cilat vit pas viti rriten ne karriere brenda kompanise dhe forcohen ekonomikisht. Disa prej tyre kane ardhur femije, 18-19 vjece dhe sot jane nena. Cfare te them? Jam e lumtur! Mendoj se shume gjera i kemi bere mire! Besoj se vajzat kane nevoje vetem per nje mbeshtetje dhe shtyse fillestare se mbrapa vajzat shqiptare me disiplinen, edukaten dhe vlerat familjare qe kane fluturojne lart dhe shkelqejne kudo! Detyra jone si punedhenes eshte ti japim lirine te shprehen, te krijojme kushte te favorshme qe ato te rriten, specializohen dhe te forcojne unin e tyre duke qene pjese e te gjithes, pjese e biznesit pa humbur karakteristikat personale qe gjithesecili nga ne ka.