
Ha Burger, ha shëndetshëm!
SHQIPRON MYFTARALLARI
ENTREPRENEUR
Burgeri shpesh është parë si nje simbol i ushqimit të pashëndetshëm. Për shumë njerëz ai përfaqson kalori të tepërta, yndyrna të ngopura dhe një rrezik për mirëqënien shëndetsore. Por a mund të kosumosh një burger dhe të jesh ende i shëndetshëm? Absolutisht, që po!
Burgeri nuk është më një simobol i ushqimeve të shpejta. Këtë gjë e vërteton thjeshtë te ‘’Delibros’’ restorant ku konsumimi i një burgeri është një zgjedhje perfekte për një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm duke qënë që përbërsit dhe menyra e përgatitjes janë të zgjedhura me kujdes. Nëse mendon akoma që burger do të thotë mish i skuqur dhe bukë e bardhë, atëherë ka ardhur koha të ndryshosh mendim! Mjafton të zëvendësosh disa përbërës për të krijuar një pjatë të shijshme që ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqënies. Përgatitja në mënyrë artizanale të përbërsve të duhur te një burger mund ta bëj atë një zgjedhje ideale për një dietë të balancuar. Paragjykimi jonë për burgerat vjen nga fast-food-et, ku kemi një përdorim shumë të madh të përbërsve të përpunuar dhe yndyrnave të dëmshme. Problemi qëndron te mishi i përpunuar dhe te origjina e tij jo e sigurtë, te buka e bardhë e përpunuar pa fibra ushqyese, te salcat e gatshme plot me sheqer dhe me konservantë, te mungesa e përbërsve apo perimeve te freskëta.
Por kjo nuk do të thotë që të gjithë burgerat janë të tillë. Tashmë në vendin tonë pas një mungese shumë vjeçare kemi mundësinë të hamë gourmet burger ose thënë thjeshtë burger artisanal në restorantin ‘’Delibros’’. Por në të vërtetë çfarë është një burger handmade apo artizanal? Që të mund të klasifikojmë të tillë një burger atëherë duhet të kemi transparencë te përbërsit e tij. Pra mishi duhet të jetë i freskët pa hormone, buka të jetë e bërë vetë me miell të plotë, perimet të jenë të freskëta si dhe salcat te jenë të përgatitura në mënyrë natyrale në kuzhinë, pa konservantë dhe additive të panevojshëm. Të hash një burger nuk do të thotë të ushqehesh por të krijosh një pervojë ushqimi. Këtë gjë e vërteton më së miri ‘’Delibros’’ por pereç tij mund ti referohemi dhe kulinarisë botërore ku shumë kuzhiniera me emër si Gordon Ramsey, Salt Bae, René Redzepi apo dhe shumë të tjerë të cilët kanë investuar shumë në krijimin e shijeve të ndryshme përsa i përket burgerave.