VERA ËSHTË EMOCION…!

JONIAN KOKONA

Sommelier

I

Ishte thjesht një etiketë me disa të dhëna që më bënë përshtypje dhe më fokusuan vëmëndjen. Historia e kantinës, medaljet, viti i prodhimit, lloji i rrushit, stili, servirja, disa shënime teknike, një histori e familjes prej disa gjeneratash etj. Një perjetim i çastit, por nuk e dija që nuk do mbetej me kaq. Përse një pije e tillë kishte kaq shumë të dhëna historike dhe shkencore, po historia, po viti dhe llojet e rrushit pse jane të shënuara.

Në mendje më kaluan shumë ide dhe një perceptim tjetër për jetën. Isha në vitin e parafundit të shkollës kombëtare Profesionale Hoteleri-Turizëm, dega Teknologji Ushqimore. Po afronte koha të mendoja për studimet e larta. Edhe pse në mendje diçka e kisha pothuajse të vendosur, gjatë fundjavës po kërkoja në internet për mundësitë që më jepte kjo fushë si drejtim për të ardhmen. Kërkimi doli tepër domethënës. Prisja të lexoja diçka mbi verën e badhë dhe të kuqe por gjeta një larmirshmëri stilesh nga verërat rose, aromatike, të embla, sipas gradacionit alkoolik, llojit të shisheve, të gotave të servirjes dhe ushqimet që kombinohen sipas llojit të verës.

Teknologjia, varietetet e rrushit dhe teknikat e prodhimit sipas vendeve të ndryshme verëprodhuese ishin një sfidë e re interesante. Më pas proçedura e degustimit, perceptimi i ngjyrës, aromave dhe shijeve gjatë një procesi që quhej degustim ishte një botë më vete. Më pas magjia qëndronte tek arti i marketingut dhe prezantimit të verës. Shkencë, eksperienca, udhëtime dhe jo vetëm. U njoha me enologjinë, aty ku filloi rrugëtimi im. Verërat vijnë në një sërë stilesh të ndryshme, me komponentë ndijorë aktivë të ndryshëm në varietete, vendin e origjinës dhe teknikat e prodhimit të verës, gjë që ndikon në profilet e emocioneve të konsumatorëve por edhe i atyre profesionistë eshtë një tipar i rëndësishëm në ekuilibritetin e personalitetit të tyre.

Kam vërejtur se konteksti i degustimit dhe informacioni i ofruar për shijuesit, siç është niveli i përshkrimit në etiketën e pasme të shisheve të verës, ndikojnë tek shijuesit përgjigjet emocionale dhe sa më i përfshirë dhe njohës i niveleve më të larta të jetë konsumatori, aq më i lartë është intensiteti i emocioneve pozitive. Të ashtuquajturit ‘Wine Enthusiasts' ose adhuruesit e verës shfaqin gjithashtu emocione pozitive më të forta kur provonin verëra me cilësi më të lartë dhe komplekse. Emocionet janë një hap themelor në vlerësimin shqisor dhe lidhen me mënyrën se si konsumatorët marrin vendime për blerje ose shprehin preferencën për stile të veçanta të verës. Pavarësisht nga rëndësia e tyre, është e paqartë nëse emocionet mund të përdoren si një strategji për të vlerësuar cilësinë dhe preferencën në verë. Ky rishikim synon të përcaktojë proçeset shqisore dhe fiziologjike që qëndrojnë në themel të emocioneve, të rishikojë kuadrin aktual për të matur emocionet në verëra dhe të eksplorojë gjetjet më të fundit që lidhin shijen dhe veprimet e marketingut me emocionet dhe përfundimisht me cilësinë e verës.

Në fund të fundit nga studimet psikologjike është sugjeruar se arsyeja kryesore që dikush pi verë është shijimi i saj dhe përmirësimi i humorit. Ju këshilloj ta konsumoni më shpesh dhe në menyrë të kontrolluar këtë pije befasuese.

1 Comment

Comments are closed.