Ne rritemi bashkë me ëndrrat tona!

LEONARD ZENELI

SOMMELIER

P

Perfeksioni nuk egziston... përmirësimi PO! Kur isha i vogel kisha shumë ëndrra, shumë dëshira dhe njëra prej tyre ishte të bëhesha një kamarier profesionist. Edhe pse vazhdoja shkollën për Administrim Zyre dhe Biznes unë prap vazhdoja të ndiqja ëndrrën që kisha në kokën time. Ne vitin 2016 e nisa si një kamarier i thjeshtë në një lokal afër gjimnazit tim, dhe ne fundjave punoja 2 turne për të fituar ndonjë kacidhe më shumë. Kaluan 3 vite dhe unë punoja ditë e natë për të përmbushur synimin që i kisha vënë vetes. Ka patur momente mërzie, lodhje, ka patur dhe dështime por unë u ngrija të nesërmen më "i fortë", më i vendosur dhe me më shumë vullnet për punën që doja. Pikërisht kur isha në prag të dështimit tim fatal, pashë një dritë jeshile në fund të tunelit. Ishte Rapsodia me në krye Chef Alfred Markun i cili më zgjati dorën, më mori nga 0 dhe më trajnoi.

Thash me vete "PO! Tani mund t'ja dal mbanë. Më duhet ta pranoj që jam pak kokëfortë sepse kam dashur të dale "e imja "edhe në rastet kur e "kisha gabim". Por e kuptova sa gabim e kisha kur mendoja se vetëm unë kisha të drejtë. Gjithmonë kam dashur të bëhem versioni më i mirë i vetes por s'mund t'ja dilja dot vetëm. Gjithsesi e nisa rrugëtimin tim tek Rapsodia me zero eksperience në fushën e Restoracionit ku aty mësova gjithçka, njoha njerëz të rinj. Njerëz të famshëm e autoritar. Rrugëtimi 3 vjeçar ishte shumë i mundimshëm me sfida ditë për ditë, me njohuri të reja ditë për ditë. Dita-ditës po rritesha me shpejtësi "flasim gjithmonë profesionalisht" edhe personalisht po. Çdo ditë i thoja vetes "ji krenar për vendin ku punon, ji krenar për uniformen që ke veshur" dhe çdo ditë e më shumë po i afrohesha synimit tim. Një nga këto personat e famshëm dhe autoritar ishte dhe Zysh Gladiola Dona. Rastësisht e njoha në një event madhështor siç ishte dasma e Znj. Rudina Dembacaj dhe Z. Mark Frroku.

Megjithatë kthehemi te Rapsodia, ku u njoha me zbërthimin e verës, kështu e quaj unë. Chefi ishte aq shumë këmbëngulës dhe shumë kërkues. U praktikova jashtëzakonisht shumë duke mësuar pothuajse gjithçka për verën. Me thënë të drejtën kishe çfarë të mësoje sepse ishin mbi 100 etiketa shqiptare dhe të huaja, por në harkun kohor të 3 viteve unë arrita të përmirësohesha aq shumë sa arrija të shpjegoja çdo detaj të çdo lloj vere që kisha ne atë mini kantinë. I jam shumë mirënjohës Chefit që më solli deri këtu. Tani më duhej ta vazhdoja vet me gjithë atë bagazh që kisha marr. E vazhdova rrugëtimin tim drejt përmirësimit tek HAT nga Zysh Gladi ku u diplomova si Maitre d' Restaurant ose ndryshe Drejtues i ushqimit dhe pijeve ne fushën Food & Beverage. Konkretisht tani qe flasim po punoj në një hotel mjaft të bukur dhe me njerëz shumë të mirë, siç është Hotel Lubjana me në krye Emilian Isaj.

Nuk kam përfunduar këtu, kam akoma për të mësuar. Por doja të thoja që me pak këmbëngulje dhe me pak vullnet për punë mund të arrihet gjithçka në jetë. Unë ja dola mbanë por nuk isha i vetëm. Po e mbyll me një shprehje të një mikut tim që më ka thënë: "Ti nuk je më i miri, por më të mirë se ty nuk ka".