Gin & Tonic ka shpëtuar jetën dhe mëndjen e më shumë njerzve se sa vetë mjekët.

MALIQ KOTELI
BARTENDER

G

Gin & Tonic nuk është thjeshtë një pije por është kthyer në një "life style", tashmë nga mënyra se si konsumon gin ne baristët fillojmë dhe të klasifikojmë një klient, duke filluar nga gin që zgjedh dhe me çfarë vendos ta përziesh atë. Tashmë konsumi i Gin nuk është më si më përpara, ku konsiderohej si një "long drink" i zakonshëm, ka zënë një tjetër vend në industri dhe me hapa të shpjetë ja ka dal të jetë ndryshe.

Të vendoset në menu në një kategori më vetë e njohur ndryshe si G&T, të ketë gotën e vetë dhe një mal me profesionist me vete të cilët mendojnë se si duhet shijuar gin, me çfarë duhet kombinuar, për të nxjerr në pah shijen dhe aromat e tij. Historia e gin fillon rreth viteve 1900 ku njerzit shtrydhnin limonin në një gotë me gin dhe e konsumonin atë për arsye shëndetsore. Si duket përveç efekteve pozitive shëndetsore gin arriti të depërtonte edhe në shije dhe të kthehej në një pije kaq të dashur. Nga një pije bazike dhe e lirë tani gin ka disa variacione dhe kategori, si: DISTILLED GIN, LONDON GIN or LONDON DRY GIN, OLD TOM GIN , NAVY STRENGHT” GIN , YELLOW GIN , SLOE GIN , BATHTUB GIN, PINK GIN.

Kjo pije fantastike është distilat i dëllënjës, i cili bashkohet me aroma të ndryshme, nga agrumet dhe frutat deri te infuzionet kimike. Gin, ka një ‘trup’ delikat dhe lidhet më së miri me ingrendietët e jashtëm, përshtatet shumë, e si e tillë i ruan fort aromërat e veta.Dikur Gin është servirur në mënyrën ‘klasike’, në gotën Highball, me fetën e limonit si dekor dhe Indian Tonic, ndërsa sot, Gin & Tonic ka një evolim dhe ndryshim magjepsës, si nga gota, që tashmë e servirim në Balloon Glass, si nga dekori që duhet të përshtaten me aromat e Gin-it, që mund të jenë, fruta, lule apo agrume, si dhe Tonic-u, ku sot ka një larmishmëri shijesh për shuarjen e Gin-it. Duke u bazuar në "London Style Gin" shumë mendojnë se kjo është dhe origjina e Gin, në fakt origjina e gin vjen nga Hollanda.

Franciscus Sylvius, një mjek holandez, krijoi geneverin si ilaç gjatë shekullit të 16-të. Përgatitja e tij me provë të lartë besohej se përmirësonte qarkullimin e gjakut dhe sëmundje të tjera. Gjatë Luftës së Pavarësisë Hollandeze, ajo iu dha ushtarëve dhe u referua si "Guximi holandez". Përtej legjendës së origjinës mendohet se londinezët konsumojnë shumë gin, kur faktet thonë se 43% e marketit të tregut botëror të gin e konsumojnë filipinezët. Kur të flitet për Gin do të dëgjoni shpesh edhe Old Tom, emri Old Tom Gin supozohet se erdhi nga pllaka e drurit në formën e një maceje te zezë të montuar në murin e jashtëm të disa Bareve mbi një vendkalim publik në Anglinë e shekullit të 18-të. Për shkak të Manisë së Ginit, qeveria britanike u përpoq të frenonte shitjet e Gin-it me taksa dhe licencime ndaluese dhe të rrepta, të cilat e çuan skenën e konsumimit të Gin-it në lokalet nën tokë. Nën shenjën e putrave të maces kishte një vend për vendosjen e një tubi. Nga tubi do të derdhej lëngu i jashtëligjshëm i asaj kohe ‘Gin-it’. Old Tom është një recetë Gin-i i njohur në Anglin e shekullit të 18-të. Është pak më i ëmbël se London Dry dhe pak më i thatë se Genever!

Për të shkuar në vitin 1923, ku u bë shumë popullor "Gin Twist", qoftë për konsumin e masës, qoftë dhe për shkrimet në revista e kohës, e cila përbëhej nga gin, lëng limoni, shurup sheqeri dhe ujë i nxehtë. "Gin Twist" bëri histori më vete. Dhe sigurisht si bartender në prezantim me klientin pyetja e parë që marr nga ata është: Çfarë do pijmë? Unë mendoj se duhet filluar gjithmonë me një Gin&Tonic. Sigurisht më vonë pasohet me pyetjet tjetër: Cilin sugjeron? Unë duke menduar:"Në fakt unë do i sugjeroja të gjithë."