Si të fitoni respektin nga ekipi juaj?

DONALDI ZISO
RESTAURANT MANAGER

M

Me anë të këtij shkrimi doja t'ju thoja sesi të fitoni respekt nga ekipi juaj në restaurant apo kudo tjetër që ju drejtoni apo punoni. Gjatë gjithë kohës flasim dhe bisedojmë me klient, pronar apo vetë punonjës të niveleve të larta sesi stafi i tyre nuk i dëgjon apo stafi i tyre nuk bën atë që duhet të bëjë sepse ata nuk dëgjojnë apo nuk kanë titullin ose sepse stafi i tyre nuk i respekton . Ka nga ata menaxherë apo shefa që thonë do iki tani do ngre zërin në kuzhinë apo në sallë apo kudo tjetër dhe do i tregoj që unë jam menaxheri apo shefi dhe ata duhet të më respektojnë, por ja u siguroj që nuk do të fitoni respektin, përkundrazi do ta humbni më shumë atë. Le ta shpjegoj se cfarë do të thotë të fitosh respekt?

Unë besoj se janë dy faktorë për të fituar respekt. 1. Faktori i parë është se ju duhet të përmirësoni jetën e tyre Nëse ju nuk keni asnjë mënyrë, apo aftësi apo ndonje gjë tjetër që do t'ju bëjë jetën atyre më të lehtë ose më të mirë, ata nuk do t'ju respektojnë kurrë, nuk do të keni kurrë respektin e tyre, është kaq e thjesht. Detyra jonë është të përmirësojmë jetën e tyre në mënyrën e drejtë dhe të duhur, mund të jetë një mik, mund të jetë një shok, mund të jetë antar i stafit tonë, nuk ka rëndësi, nëse nuk po përmirësojmë jetën e tyre, ata nuk do na respketojnë. Që do të thotë se nëse nuk i trajnojmë apo mësojmë që të punojnë më mirë dhe të fitojnë më shumë, apo të flasin më mirë qoftë edhe të rriten profesionalisht ata nuk do na respektojnë kurrë, sepse cdo gjë e presin prej nesh.

Faktori i dytë për të fituar respekt është dashuria e pakushtëzuar Tani, ju mund të mendoni dashuri pa kushte , cfarë është kjo Donaldi? Je i cmëndur, ti po flet për dashurinë, ai flet për stafin e restorantit, ai flet për përmirësimin e jetës së njerzëve, por duroni vetëm për një sekondë. Le të marrim një shembull shumë të thjesht: Nëse keni femijë të vegjël dhe i thoni vazhdimisht për larjen e dhëmbëve, dhe besoj kush janë prindër e kuptojnë për cfarë po flas. Nëse dikush nuk ka fëmijë por ne këmi qënë fëmijë dhe në një moment të jëtës prindërit tanë kanë thënë gjithmonë a i keni larë dhëmbët para se të flini gjumë, dhe ne apo fëmijët zakonisht i thonë: jo harrova, ose jo nuk kam harruar. Dhe ne cfarë i themi: mirë ska gjë shko laj dhëmbët dhe kthehu prapë në shtrat. Tani po ju pyes sa herë e keni bërë këtë gjë dhe deri në cfarë kohe jeni mërzitur dhe nuk i doni më fëmijët tuaj?

Dhe në cfarë here apo numri ju ndaloni dhe thoni: ok kaq ishte, unë nuk i dua më fëmijët e mi. Ja u siguroj që përgjigja është asnjëherë. Dua të thëm që ishte një lloj shakaje, por ju kurrë nuk do të ndaloni së dashuruari fëmijët tuaj sepse ata harrojnë të lajnë dhëmbët, por realiteti është se ne ia bëjmë stafit tonë këtë gjë gjatë gjithë kohës. Ne ja kujtojmë stafit tonë dy ose tre herë të bëjë dicka dhe ata nuk e mbajnë mend në atë moment, ne thjesht i ndërpresim, nuk i “duam më“ nuk kujdesemi për ta , nuk vendosim të bëjmë përpjekjet për ta, ne e heqim këtë person nga puna pasi themi se ky person nuk di ta bëje këtë gjë që ne i kërkojmë. Themi që janë të papërgjegjëshëm, janë fëmijë, unë po kujdesem për ta si fëmijët e mi, dhe ne heqim dorë dorëzohemi, por realiteti është se është detyra jonë të përmirësojmë jetën e tyre, është detyra jonë ti zhvillojmë ata, të bëhen punonjës të mirë, është detyra jonë të vendosim sistemet që ata mos të harrojnë ta bëjnë këtë gjë. Është detyra jonë të tregojmë dashurinë e pakushtëzuar për të cilën ata kanë nevojë, të njëjtën dashuri të pakushtëzuar që i japim fëmijëve tanë, për tu siguruar që jeta e tyre të bëhët më e mirë. Nëse mendoni se kjo është shumë përgjegjësi për ne si menaxherë, kjo mund të jëtë arsyeja pse jeni duke luftuar për të fituar respektin e stafit tuaj. Mos harroni dhe mbajeni mend këtë gjë: Sistemet krijonë vlera, vlerat krijojnë liri, liria krijon rritje.