I am a Hotel Manager, what’s your superpower?!

FLUGENA FUSHA
HOTELIER

M

Mikpritja është një nga industritë më elastike dhe dinamike. Të jesh hotelier është aq sa e vështirë por dhe e bukur. Të jesh lider në këtë industri duhet të japësh rëndësinë e duhur mysafirëve dhe skuadrës tënde. Gjithashtu duhet vënë theksi që stafi është aseti kryesor i hotelit që ti drejton nuk mund ta konsiderosh ndryshe.

Duhet të kuptojmë që hoteli është si një makineri gjigande që çdo ingranazh i saj duhet të funksionojë pa ndalur dhe detyra e hotelierit është qe te sigurojë që këto ingranazhe të funksionojnë siç duhet. Çdo departament është i lidhur ngushtë me njëri -tjetrin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për të dhënë një rezultat optimal për mysafirët.

Motivimi, vleresimi, sinqeriteti dhe kënaqesia që tregon është ajo ç'ka e bën një hotelier të jetë i sukseshëm.