Çfarë është një sommelier?
ILIR LAGJI
WSET LEVEL 3
WINE & SPIRITS FRENCH SCHOLAR GUILD MASTER – LEVEL BOURGOGNE
Saranda e boungavilleve, Saranda që më magjeps, qyteti që adhuroj..... Saranda, katapulti im kulinarik. Ulur në verandën e njërit prej restoranteve tejet të lakuar të qytetit, buzë detit të kthjellet, kaltërosh, të pastër e vezullues....humbur në kujtime rinore.....duke vozitur emocionalisht me varkën e midhjeve. (Poseidonin tim) atje përtej, aq afër sa edhe larg, atje përtej....ku ënderra studentore do të ndërpritej, për t'ja lënë vëndin një jete të re.... Një zë metalik, kumbues, tipik i zones befas më "shkund” - Zotëri, jeni për bar apo restorant? Buzëqesh!
Përballë meje një zonjë, e cila mu duk pakëz e lodhur, por me një qëndrim fisnik e krenar, me sytë që skanonin çdo qoshe të sallës dhe që njëkohësisht lëshonin komanda për ndihmës kamarierët. - Restorant i them, por ndërkohe do doja të më rekomandoje një gotë verë. - Aaaaaaaa kemi verëraaa (dialekti tipik që dukej sikur po ia kthente një këngë labçe) shumë të mira. Kryesisht italiane. - Jeni e fushës e pyes (sommeliere)? - Sommeliere nuk jam, më thotë prerazi, por kam 30 vjet në këtë zanat. Refren i njohur, refren që përsëritet. "Sommelier tamam, tamam nuk jam, por primitivot që shiten i njoh." "Sommelier nuk jam, por kam shitur aq shumë Barolo, brunelooo dhe Amarone se kom punu filan lokal." "Sommelier nuk jam po më thonë të drejtën kom dash me të pyt ku me gjet nai liber apo me ba nai kurs." Sommelier, fjalë me prejardhje nga frëngjishtja, e përkthyer: kamarieri përgjegjes për shërbimin vererave. Personi që di të zgjidhë dilemat do thoja, ai që bën rekomandimet e duhura. Personi që “centron” sensoret e palatës kulinarike, ai që sjell në harmoni të plotë shijen e recetave me kompleksicitetin aromatik te verës. Person i afte të negociojë, aftësi të theksuara menaxheriale, ai që di të ndërtojë qelarin perfekt te vererave. Sommelier, Person me njohuri multidimensionale rreth metodave të aplikuara në vreshtari dhe vertari, por jo vetëm, njohuri rreth pijeve alkoolike, birrës, kafes, ujit, cajit, puros, ushqimit, shijes...Ai që maksimizon kënaqesinë konsumatore dhe rrit profitet e biznesit.
Sommelier, person që di të blejë dhe të shes. Person me karakter të vecantë, i edukuar dhe qytetar, strateg në artin e komunikimt dhe menaxhimit te situatave. Sommelier, Person i aftë të bashkëpunojë në grup, i aftë në organizim, drejtim dhe menyrës së transmentimit të informacionit. Sommelier, Person që njeh vererat lokale dhe ato ndërkombëtare, person me aftësi të larta ne teknikat e shërbimit të veres, përshtatur me stilin të cilin e karakterizon. Somelier, Person i update -uar me ndryshimet teknologjike, klimaterike, industriale, trende konsumatore, çmimet, legjislacionet perkatese, etj... Rreptësisht e ndaluar të qenurit snob. Sommelie, Profesion që ndoshta nuk ndryshon cilesinë e jetës suaj ekonomike.... Por profesionalisht do ndjeheni të Arrirë.