Në kohën që të gjithë ikin, vendosa të kthehem!

Almir Gjoka
Restaurant Manager

U

U ktheva, Marredhënia ime me hotelerinë filloi më datë 17/01/2007 në Madrid, Spanjë. Si fillim e kam nisur nga nevoja sepse s'dija të bëja gjë tjetër, gjuha , përshtatja dhe normalisht do e fillosh nga zero, fillova si pjatalarës dhe ndihmoja në sallë për të pastruar tavolinat në një restorant Turk. Pronaret e biznesit u çuditën sepse unë ja u merrja gjërat nga dora, nevoja për të më mbajtur vendin e punës ishte e madhe, kalonin ditët dhe unë po përparoja me gjuhën si dhe nga ana profesionale.

Mbas gjashtë muajsh ndërrova vënd pune dhe për fatin tim të mirë fillova si ndihmës kamarier pranë “ Pallatit të Mbretit “ ku emri i kompanisë është "Grupo Lezama" dhe restoranti quhet "Cafe de Oriente". Me kalimin e kohës kuptova që mikpritja ishte një nga dhuntitë e mija dhe fillova të rritem profesionalisht, pas 6 muajsh më bënë shef rangu sepse shitjet dhe feedback- u i klientve ishin shumë pozitiv , kjo falë dëshirës për tu rritur por me kalimin e kohës vura re që nuk ishte i mjaftueshëm fakti që unë i bëja gjërat me pasion dhe me shume përgjegjësi profesionale, dhe si ambicioz dhe me deshiren per tu rritur me duhej te formohesha ku e nisa me një kurs profesional për menaxhim hoteli kjo ndodhi mbas 8 viteve punë në restorant. Kur fillova të studioj aty vura re që “mikpritja” ka një seri gjërash që janë dhe intelektuale dhe historike dhe elegante, vazhdoja të punoja po te i njëjti vënd dhe për fatin tim të mirë klientela ishte internacionale dhe plus spanjishtes po mësoja dhe anglisht pa studiuar asnjë ditë, prap nuk ishte mjaftueshëm për të qënë më i miri. Kompania më ofroi një master në menaxhim restoranti dhe pa u menduar dy herë e pranova ishte e veshtirë por dëshira për tu rritur ishte dhe është më e madhe se çdo vështirësi që jeta më ka përballur.

Çdo ditë motivohesha me faktin se nga lavapjatës kalova në ndihmës kamarier, shef rangu, dhe me mbas Maitre i Dytë, Maitre i Parë, por s'ishte mjaftueshëm dhe vendosa të largohem mbas 14 vitesh në të njëjtin vend pune ku më dha gjithçka dhe një nga momentet më të bukura në jetën time profesionale mi dha ky vend ku ju kam sherbyer shume personalitete si Javier Solana ish presidenti i Natos në kohen e luftës së Kosovës dhe mbretit të Spanjes Felipe Xl ku të dy më kanë thënë të njëjtën gjë për çudi që: "Spanja me njerëz si ty duhet te ishte e mbushur plot!" Çdo gjë shkonte mirë por dëshira ime për më shumë nuk reshti asnjëherë ndaj fillova si Maitre në reataurantin “Don Giovanni “ të chef Andrea Tumbarello , një eksperiencë e jashtëzakonshme me një shërbim shumë të personalizuar , ai gjithashtu është një personazh shumë i famshëm sepse ka marrë pjesë në disa edicione të master Chef në Spanjë. Me gjithë eksperiencën që mora aty vendosa të guxoj edhe më shumë , kështu që fillova punë në Amazonico të “Grupo Paraguas”, aty ishte një klientelë me influencë pasi shumë njerëz me fame botërore frekuentonin këtë restorant, dhe kur arrin këto nivele shërbimi patjetër që puna bëhet e bukur, lodhja harrohet dhe kthehet në pasion dhe dëshirë për të dhënë performancën më të mirë. Vendosa të kthehem në Shqipëri pasi e dua vendin tim dhe me atë deshiren për tu rritur dua që këtë pjesë të jetës ta mbyll këtu, dhe t'ju them të rinjve dhe të rejave shqiptarë që me punë, me dëshirë dhe me pasion gjithçka arrihet , plus që duhet ta duam pak më shumë këtë vend dhe e vetmja mënyre që ta demostrosh është të jesh profesionist në fushën që ke zgjedhur të punosh.

A ka ditë që pendohem se u ktheva, patjetër që ka shumë ditë që pendohem, por janë më të shumta ditët që mendoj se Shqipëria është një vend i bekuar dhe të gjithë bashkë duhet ta ndihmojmë industrinë tonë për ta çuar përpara. Do e mbyll me një frazë që thotë: "nuk është i lumtur ai që bën atë që do, por është i lumtur ai që do atë që bën."

1 Comment

Comments are closed.