Restaurant Manager

Maria Mino

K

ur unë kam filluar të punoj kam qënë shumë e vogël tani që jam nënë kuptoj sa e veshtirë ishte për nënën time të pranonte ndihmë nga unë. Isha vetëm 16 vjeçe kur fillova punë part-time në një internet kafe në Korçë. Ishin kohë të tjera, në Korçë konsiderohej turp për vajzat të punoje kamariere dhe unë kisha ëndrra të tjera doja Tiranën sepse mendoja që atje çdo gjë ishte ndryshe si kryeqytet e shihja si më të emancipuar. Më në fund me pjekurin time në moshën 18 vjeçare vi në Tiranë. Për 4 vite punova në të njëjtin biznes sepse kisha shumë pasiguri dhe nuk gjeja guximin për të provuar ndryshimin. Sot qesh dhe i them vetes: “Pengesat dhe pasiguritë që kam hasur në të kaluarën më kanë ndihmuar të arrij këtu ku jam, duke u përballur me sfidat” Eksperienca nga më të ndryshmet që më kanë dhënë forcën dhe dijet e duhura per te drejtuar një biznes. Asnjë eksperience nuk ka qënë e kotë. Secila mëështë dashur dhe më ka ndihmuar në momente të caktuara. Kampunuar si Host në lokale të rëndësishme të Tiranës, më pas kam bërë sezonin veror në një resort në jug të Shqipërisë,kam punuar në një lokal në lagje autoktone tiranase ku aty fal vlerave të kultivuara nga familja dhe eksperiencat e jetës gjeta lagjen time dhe jetoj sot e kësaj dite . Në jet kam njohur të mirën e të ligën por unë kam zgjedhur të jetoj e të mendoj vetëm të mirën. Në 2018 unë arrij të kem një stabilitet duke pasur tashmë edhe familjen në Tiranë (një moment krenarie pasi ishte ëndrra ime ti sillja në Tiranë)dhe punën e parë si menaxhere në një kompani pastrimi(sanitare). Sigurisht që Tirana nuk ishte ajo që unë mendoja sepse paragjykimet ndaj femrës ishin në të njëjtin nivel me Korçën thjesht në një qytet më të madh fshihen më thjeshtë . Si përfundim në 2020 kam marr në menaxhim një restorant dhe prej më shumë se 2 vjet gëzoj kënaqsinë dhe krenarinë profesionale fal sigurisht impenjimit tim por edhe besimit që më është dhenë mund të them me bindje që është një nga ambientet më të dashur për qytetarët e Tiranës e për turistët të Shqipërisë edhe të huaj. Kjo më bën që të kërkoj gjithmonë e më shumë njerëz me vullnet e profesionist për të bashkëpunuar. Ne duhet të dëgjojmë: ne mësojmë shumë nga dialogu. Do doja që si unë edhe ju vajza e femra të mësoni të gjeni momente të kohës së lirë krijuese vetëm për veten tuaj» Unë mendoj se ëndrrat më të mira janë ato që nuk i keni: nëse i ndiqni ato, surpriza është e dyfishtë". Të jesh femer në menazhim veçanerisht në restorant është një sfidë me mentalitetin sesa një sfidë profesionale. Paragjykimet sociokulturore që aktualisht i vënë gratë në disavantazh në botën e punës kan filluar te eliminohen pak nga pak te paktën në Tiranë. Për mua strategjia fituese është të hidhni poshtë stereotipet njerëzore përpara se ato të bëhen paragjykime koletive. Gratë kanë një aftësi të lindur për të zgjidhur problemet në një mënyrë origjinale dhe efektive. Shumë prej tyre kanë karriera të kualifikuara pas tyre, por për shumë arsye të ndryshme u është dashur të heqin dorë nga ambiciet e tyre profesionale. Ka shumë gra në shtëpi dhe ka shumë gra që kryejnë detyra që nuk janë në përputhje me aftësitë e tyre. Gruaja në Biznes ofron mundësinë për të rritur aftësitë dhe për të mbledhur mundësi profesionale dhe rritjeje për të gjithë. Për mua ka qënë e vështirë sigurisht dhe vazhdon të jetë por asgjë e falur nuk ka vlerë. Prandaj jam falenderuese për çdo sfidë se ndryshe nuk do kishte një sukses. Misioni ynë dmth i femrave është të thyejmë stereotipet gjinore që i kanë penguar gratë të hyjnë dhe të qëndrojnë në botën e punës, në mënyrë që ato të mos kenë më nevojë të zgjedhin mes jetës profesionale dhe familjes. Unë sot jam një vajzë e mirë për nënën time një mama e përkushtuar ,një bashkëshorte dhe një menaxhere e suksesshme dhe besoj që si unë çdo femër mund t'ja dali thjesht me pak besim ,mirëkuptim e mbështetje.

Një femër e lumtur prodhon një shoqëri të lumtur. Maria 15/06/2023